Donald Trump: Nëse do të isha unë president, sulmi ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur

Në një reagim në median sociale ‘Truth Social’,  ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Trump theksoi se; sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të ishte ai vetë.

“Kjo nuk duhet të lejohej të ndodhte kurrë – kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha President”, shkruan Trump në ‘Truth Social’.

Sakaq, Joe Biden, ka kërkuar një takim me liderët e G 7, ku përfshihen vendet më të industrializuara të botës, ku do të diskutohen hapat e mëtejshme të situatës midis Izraelit dhe Iranit.

Italia, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të G7, ka bërë thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin.

Një takim tjetër urgjent, pritet të mbahet edhe në Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi të njëjtën tematikë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit, është kërkuar nga vetë Izraeli.

Ushtria izraelite, bëri të ditur se Franca ishte ndër vendet e përfshira në mbrojtjen kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

“Franca ka teknologji shumë të mirë, avionë, radarë”, tha zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.

Për sa i përket Kinës, ajo nuk i ka dënuar sulmet e Iranit.

Në një deklaratë, ajo tha se ishte “thellësisht për përshkallëzimin aktual”, dhe bëri thirrje “palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.


Shtuar 14.04.2024 13:58