Donald Trump flet nga spitali pas atentatit në miting

Në një deklaratë për mediat, zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump,  thanë se ai ishte mirë me shëndet. Fjalët e para të Trump nga spitali, ishin falenderime për forcat e sigurisë të cilët vepruan menjëherë.

“Presidenti Trump falenderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer”, tha zëdhënësi Steven Cheung në një deklaratë.

“Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të jepen në vazhdim”.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se “ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën”, dhe se çështja tashmë ishte nën hetim aktiv.

Po kështu, shtoi se informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme.


Shtuar 14.07.2024 07:49