Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, në puntatën e tij të parë i pati të gjitha brenda, nga lotët e gëzimit deri tek ato të hidhërimit.
Puntata u nis me Kujtim Gjuzin të cilit “Piranjat” do ta fusnin në kurth, ku e gjithë biseda që shihet në video do ju bëjë të qeshni me të madhe.
Por nuk do të mungonin as momentet prekëse siç ishte rasti një kryefamiljari që kishte probleme me sytë, pasi ishte i verbër, dhe lutjet e fëmijëve të tij për të parë babanë e tyre të shohë, e tek demaskimi i një pedofili, apo mashtrimit me Call Centerat.
Por kulmi i emisionit, ose ndryshe “qershia mbi tortë” do të ishte pjesa e përgatitur nga “Piranja” Ledjona Xheladinaj, e cila do të na njihte me Don Zhuain nga Grabiani i Lushnjës.
I martuar 18 herë, një rekord që vështirë të thyhet në Shqipëri. Por jo vetëm kaq Don Zhuani kishte zgjedhur të respektonte çdo zonë të vendit, pasi gratë me të cilat ai ishin martuar, ishin nga Saranda e deri në Lezhë. /Abcnews.al/