DOKUMENTI/ Pasi i sekuestroi ja kthen sërish! Gjykata i kthen Shkëlqim Mirit 270 mijë euro, çfarë i ngelet shtetit

Pasi i gjetën në banesë mijëra euro dhe i’a sekuestruan, gjykata vendosi t’ia rikthejë paratë Shkëlqim Mirit.

Atij do i rikthehen 270 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do i kalojë shtetit.

Afro 175 mijë euro, 9.3 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë që deri dje figuronin në llogari të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, të akuzuar për korrupsion, dje kaluan në llogari të shtetit.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave Tiranë, saktësisht administratori Erjon Riçku, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Në dokumentet e siguruar nga gazeta “Panorama”, urdhërohet ekzekutimi i vendimit të datës 15.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u vendos konfiskimi i pasurive: Konfiskimin e shumës monetare me vlerë 144 810 euro, të shumës monetare 1000 dollarë, si dhe shumën monetare me 9 335 935 lekë në zotërim të Shkëlqim Mirit.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u akuzua se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Genjtan Doda, kundrejt një shume prej 20 mijë euro./ albeu.com


Shtuar 31.08.2021 11:59

Tags: