DOKUMENTI/ Nuk u paraqit në gjykatë, edukatorja e 3 vjeçarit të vdekur në Fier “justifikohet” përmes një letre (FOTO LAJM)

Edukatorja 27 vjeçare e kopshtit Flatrat e Dijes në Fier, ku mbeti i vdekur 3 vjeçari, Rediana Binjaku, nuk është paraqitur ditën e sotme në gjykatë, kur do të merrej vendimi për masën e sigurisë ndaj saj.

Ajo e ka justifikuar këtë gjë përmes një letre, në të cilën pasi i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, shkruan se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe për këtë arsye sipas saj, nuk mund të paraqitet në sallën e gjyqit, por do të përfaqësohet nga avokati i saj.

Ndërkohë kujtojmë se gjykata vendosi të ndërmarrë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren në fjalë./albeu.com/