Dogjën flamurin në shesh, “tërbohen” mediat serbe dhe ofendojnë shqiptarët (FOTO LAJM)

Pas djegies së flamurit serb gjatë protestës së sotme në Tiranë, ka pasur reagime të shumta në mediat serbe lidhur me këtë çështje.

Mediat serbe nuk i kanë kursyer etiketimet kundrejt personave që kryen këtë akt.

Kanë qënë mediat si Novosti apo ALO që kanë shkruar disa artikuj ku i përshkruajnë shqiptarët si huliganë, ekstremistë të ndihmuar nga Kosova dhe “xhelozë” për suksesin e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

Novosti shkruan gjithashtu se burime të tyre pohojnë se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë.

Gjithashtu mediat serbe kishin parashikuar edhe një skenar, ku sipas tyre pritej që protestuesit t’i zinin pritë Vuçiçit në aeroport, por që mesa duket nuk rezultoi i saktë./albeu.com/