“Dogjëm etapat, shaminë nuk e dogjëm asnjëherë”, Elva Margariti, flet për humbjen parakohe të bashkëshortit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një interviste në “Jo Vetëm Modë” nuk ka folur për jetën e saj publike po kësaj here ajo ka ardhur ndryshe duke na shfaqur disa të pathënat për jetën e saj private.

Margariti kujtoi momentin e njohjes me bashkëshortin.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se ajo dhe bashkëshorti i saj i thanë “po” njëri-tjetrit heshturazi, me lindjen e vajzës së tyre dhe bënë një celebrim kur vajza ishte 3 vjeçe. Madje, atë moment, ajo e ruan ende sot në kujtesën e saj sa herë sheh ndërtesën e gjendjes civile.

Biseda:

Pyetje: I bëtë të gjitha me etapa, i dogjët?

Elva Margariti: I dogjëm të gjitha.

Pyetje: Edhe shaminë?

Elva Margariti: Jo, jo dogjëm etapat, shaminë nuk e dogjëm asnjëherë. Unë nuk jam martuar me dasmë të vërtetë, me dasmë shqiptare.

Pyetje: Je penduar që s’ke veshur fustanin e bardhë?

Elva Margariti: Jo, them që do ketë pasur ndonjë arsye sepse nuk e kam përfytyruar ndonjëherë veten me fustan të bardhë.

Pyetje: Asnjëherë?

Elva Margariti: Jo, e di sa herë ia thoja edhe shoqeve të mia këtë gjë, habiteshin, por s’e kam menduar ndonjëherë se cili mund të ishte modeli i fustanit të bardhë që mund të më shkonte. Përveç vendit që gjithmonë thoshim që nëse një ditë do të bëjmë një festë për të celebruar dashurinë me njerëzit që duam, duhet të ishte në një anije dhe në një udhëtim.

Bashkëshorti i ministres së Kulturës u nda nga jeta para kohe, në moshën 49-vjeçare. Artan Asllani ndërroi jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë, për të cilën Margariti shprehet se “nuk e ka menduar asnjëherë të keqen”