“Do ua kthejmë dyfish!”, bie në pranga shqiptari i Kosovës në Tiranë, arratiset partnerja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të Kosovës dhe ka shpallur në kërkim partneren e tij për veprën penale “Mashtrim”.

Dy shtetas, njëri prej tyre rezident në Zvicër, kanë mashtruar dy persona të cilët u kanë premtuar fitime të mëdha nga një kompani sigurimesh zviceriane në këmbim të disa shumave që kanë përvetësuar.

Të lidhura

None found

“L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumenta shëndëtsore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave…”- njofton policia.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa muaj hetimesh bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi :

L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumenta shëndëtsore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”. /albeu.com/