Do të martohej në gusht, kjo është 19-vjeçarja e familjes Gjoka që vdiq në Itali pas shpërthimit në Velipojë (FOTO LAJM)

Pas ditësh luftë për jetën në Itali, ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila bashkë me familjen u plagos në biznesin e tyre familjar në Velipojë ku shpërtheu bombola e gazit.

Nga ky shpërthim u plagosën rëndë  4 pjestarë të familjes Gjoka ndërkohe ende po luftojnë për jetën,  nëna e saj, motra dhe i vëllai.

Viktima, Daniela mësohet se do të martohej në muajin Gusht të këtij viti.

Alketa Gjoka së bashku me tre fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjitha ata mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 5-litërshe në hotelin në pronësi të familjes Gjoka në zonën e Velipojës, teksa Alketa kishte tentuar të bënte kafen e mëngjesit, ndërsa fëmijët e saj ndodheshin ende në gjumë. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 11.07.2021 13:22