“Do të fus ty në qeli, shqiptari kërcënon prokuroren në Greqi dhe arratiset nga burgu

Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Policisë së Magnezisë, në Greqi. Mediat greke shkruajnë se menjëherë sapo u konstatua arratisja e tij, ka nisur një operacion i forcave të policisë për ta arrestuar.

Por arratia e 48-vjeçarit zgjati shumë pak pasi ai u ndalua sërish nga policia vetëm 4 orë pas largimit nga komisariati.

Shqiptari ndodhej në paraburgim pasi po gjykohej në Gjykatën Penale Tre Anëtarëshe për një sërë veprash penale, përfshirë dhe dhunën në familje.

Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë fizike në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre.

Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së dënimit, ai kërcënoi në korridorin e gjykatë prokuroren duke i thënë se “Do të dërgoj ty në burg”./Albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 18:21