Anxhela Peristeri, e cila ndezi skenën e Eurovision-it ka folur menjëherë pas performancës së saj ne naten finale, duke u shprehur e lumtur që ishte pjesë e këtij kompeticioni.
Ajo tha se do ta mbajë mend gjithë jetën, ndërsa deklaroi se eshte e mërzitur që nësër nuk do të jetë duke performuar në atë skenë.
“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja, pas performancës së saj.
Këngëtarja arriti të fitojë çmimin e parë për veshjen më të mirë në tapetin turkez, në të cilin u shfaq me një fustan të kuq mjaft seksi, të dizejnuar nga Valdrin Sahiti.
Gjatë një interviste, Anxhela u shpreh se nuk ka asnjë parandjenjë nëse do të fitojë apo jo, sepse asnjëherë nuk i dihet në një peticion apo konkurs. Megjithatë, artistja shtoi se do të bëjë më të mirën e saj për të dalë sa më mirë para të gjithëve.