“Do shihemi në gjyq”, Berisha: Yuri Kim, barin ta mbajë për vete!

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme në një intervistë ka folur dhe për ambasadoren Yuri Kim dhe për deklaratën e saj të bujshme ku tha se, partitë politike nuk duhet të hanë bar duke mbështetur një politikan non grata.

Barin ta mbajë vetë Kim, tha Berisha ndërsa shtoi se ajo duhet t’u kërkojë falje shqipatëve sepse i ka ofenduar.

“E konsideroj më të rëndësishmen. Përgjigja që unë i dhashë asaj për barin. Mund ta plotësoj. Zonja e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët, përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do ti nënshtrohemi. Që një diplomate përfaqësuese e vendi që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën ajo o ka qenë anëtare e grupeve leniste  dhe ka studiuar Enver Hoxhën ose pastaj është keq këshilluar.

Por ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe jashtë normave të mija i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi i kam kërkuar ti kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyrje kolektive njeriu edhe ndaj një fyerje individuale duhet të kërkojë ndjesë, po ndaj një fyrje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri.

Berisha tha se nuk ka kërkuar asnjë takim me ambasadoren dhe nuk ka asnjë interes ta takojë atë pasi sipas tij do të “shihen në gjyq”.

“Absolutisht skam kërkuar dhe skam ndërmend të kërkoj ta takoj se nuk më shtyn asgjë nuk kam asnjë interes. Do shihemi në gjyq. S’ka rëndësi, ky është problemi po i the tjetrit do shihemi në sallë të gjyqit të tjerat mbyllen”, shtoi ai.


Shtuar 8.02.2022 21:25