Numri i turistëve që kanë vizituar vendin ka qenë i lartë këtë verë dhe nuk kanë munguar as lavdet nga kabineti qeveritar.
Por jo të gjithë mendojnë njësoj. Aktori Elvis Pupa ngre një shqetësim, i cili ndodh shpesh edhe gjatë sezonit turistik, ikja e energjisë elektrike.
Përmes një videoje në Intsagram, ai shprehet se ka sjellë disa turistë nga Australia dhe ia ka sugjeruar vendin tonë për pushime, por teksa përgatiten për të shkuar në jug, në kryeqytett mungon energjia elektrike dhe kjo nuk i lejon as të bëjnë dush.
View this post on Instagram
Ai i ben thirrje ministers së Kulturës, Mirela Kumbaro që të zgjidhin problemin, sepse “nuk mund t’i gënjëjë” për shumë gjatë turistët australianë lidhur me mungesën e energjisë./Albeu.com.