Teksa u burgos për vrasjen e gruas, piloti grek Babis Anagnostopoulos ka bërë një kërkesë të veçantë.
Ai ka kërkuar nga autoritetet që të studiojë juridik në ambientet e bredshme të qelisë në të cilat ndodhet.
Kanë qenë mediat greke që kanë zbardhur dy kërkesat e Babis Anagnostopoulos në 24 orët e para në burgun e Malandrinos. Piloti, i cili u dënua për vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouch, u transferua në burgun e Malandrinos në Fokida nga dje, 6 qershor 2022, pas refuzimit të kërkesës së tij për të qëndruar në Korydallos për arsye sigurie.
Aktualisht është vendosur në karantinë prej tre ditësh, në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirusi, më pas do të vendoset në qeli. Sipas STAR, ai është nën vëzhgim të shtuar, për shkak të kërcënimit që dyshohet se kishte 8 muaj më parë, kur një tjetër i burgosur e kërcënoi se do ta vriste.
Por Babis Anagnostopoulos pati dy kërkesa më të mbërritur në burg. Ai i kërkoi menaxhmentit të punonte me kohë të pjesshme, e po kërkesë po shqyrtohet, pasi prej gjashtë muajsh është disiplinuar sepse u kap me celular në qelinë e burgut të Korydallos.
Kërkesa e tij e dytë ka të bëjë me studimet. Piloti kërkon të japë provimet kombëtare (si Matura Shtetërore në Shqipëri) për të hyrë në Fakultetin e Drejtësisë. Mbetet e panjohur aryesja se pse ai do të studiojë këtë degë, por me do të ketë kohë të mjaftueshme për të studiuar ç’të dojë.
Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.