Djegia e mjetit në Krujë: Pronar, vëllai i Eljon Hysës, u gjet i groposur në Nikël 3 vite më parë

Detaje të reja bëhen me dije nga djegia e makinës gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Krujës.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 6 persona teksa janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Mësohet se mjeti është në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në vitin 2018 në fshatin Nikël.

Hysa rezultonte se ishte një person i shpallur në kërkim policor për një vrasje që ka ndodhur në Sarandë, përpara disa vitesh. Për 34-vjeçarin e gjendur të vrarë në varreza, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një vrasje të ndodhur në 10 korrik 2015 në Sarandë.

Hysa rezultonte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit. Ky i fundit ishte pronar lavazhi pikërisht në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.


Shtuar 10.05.2021 09:50