Kryeministri Edi Rama është shprehur se Sali Berisha dhe Lulzim Basha po i thonë njëri-tjetrit ato gjëra që PS ua ka thënë vite më parë.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me disa qytetarë në Durrës në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar.
“U bë gjithë ajo protest tek 5 maji. U mblodhën ata banorë, në fillim ishin më tepër. Erdhën dhe morën sqarime. Një pjesë e kuptuan që nuk bëhej fjalë për t’i hedhur në rrugë. Do prishen gjithë ato banesa të vjetra, ata që janë me letra sigurisht që do marrin atë që ju takon, ata që janë pa letra, të shkojnë më qira dhe do ju jepet një shtëpi e re. Pse bëhet e gjithë kjo, jo për të ndërtojë palate private. Por të ndërtohet një lagje e re me standarte të reja. Sidoqoftë, ata u mblodhën se tek e tek nuk i dëgjonte njeri. U dëgjuan një pjesë. Bënë politikë.
Nuk po them që i futi njëri apo tjetri ata. Këshillimi Kombëtar nuk është e rënë nga qielli. Që në 2017 ne nuk kemi aleat. E shihni çfarë bëhet atje. E keni dëgjuar që Saliu i thotë Lulit ato që ia kemi thënë ne. Luli i thotë Saliut ato që ia kemi thënë ne. Të dy ata po thonë të vërtetën për njëri-tjetrin, do të thotë që ne kemi thënë të vërtetën për të dy. Pse po e thonë të vërtetën tani? Mos më përmendni faktin që jam i Durrësit, këtu është dhe fushatë.
Pse janë duke thënë të vërtetën. Sikur ky kandidati që kanë këtu, nesër do i dali ndryshe, do i thonë atë që i thonë sot. Dje ishte Luli i babës vetë, sot është Lul Brava. Që këtu ka mbaruar për mua. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi që të zgjedhës mes tre vetave, ku dy janë burra. Do shkosh do zgjedhësh gruan. Për çfarë t’i zgjedhësh ata, që të dëgjosh nesër kush është dryni e kush është brava”, tha Rama./albeu.com/