Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Lezhën ku ish-dhëndri Besnik Pjetri vraru me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Përjaku dhe kunatin, Genti Përjakun.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy viktimat ditën e djeshme ishin kthyer nga Italia. Pas ndarjes nga gruaja, Besnik Pjetri u kishte zënë pritë ish-vjehrrit dhe djalit të tij, pranë varrezave të Grykë Zezë në Lezhë. Pjerin dhe Gentian Perjaku kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me kallashnikov nga Pjetri, i cili më pas është arratisur.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë autori Besnik Pjetri është shpallur në kërkim nga policia. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën dhe po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë Lezhës:
“Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”