Divorci bëri bujë në gjithë botën, vendi super luksoz ku po gjen qetësi Melinda Gates (FOTO LAJM)

Pas lajmit të ndarjes së Bill Gates me bashkëshorten, janë shkruar qindra, mijëra artikuj nga e gjithë bota. Me këtë rast, mediat vërshuan të mbulonin jetën e manjatit, si dhe pronat e tij.

Ndarjen e bëri të ditur vetë themeluesi i Microsoft, nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e  ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë”, tha Bill Gates.

Nga ana tjetër, Melinda Gates vendosi të arratisej për disa kohë. Mediat e huaja raportojnë se ajo mori me qira një ishull privat të Calivigny në Grenada, ku një natë kushton 132,000 dollarë.

Sipas burimeve, plani që nga fillimi ishte që Melinda dhe tre fëmijët e saj të qëndronin në ishull pas vendimit për divorc.

Ishulli i Calivigny është me madhësi 80 hektarë dhe u ofron mysafirëve 25 apartamente dhe shtëpi të mrekullueshme.


Shtuar 10.05.2021 13:28