ZYRTARE/ Ronaldo vendos të bëhet sheik, nënshkruan me Al-Nassr në Arabi

Tanimë nuk ka më dyshime. Cristiano Ronaldo është zyrtarizuar te Al-Nassr, klubi arab i cili e ka “mbuluar” me para.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi arab me anë të një postimi në Tëitter ku shkruan, “Historia u bë” dhe shoqëruar me foto të Ronaldos me fanellën e Al-Nassr me nurmrin 7.

Ylli portugez ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, për të cilën CR-7 do të përfitojë 400 milion euro, nga 200 për sezon.

Prej kohësh ishte folur për një transferim të tillë, por dëshira e Ronaldos për të vazhduar ende karrierën e tij në Europë dhe me një klub që luante në Champions League, vonoi negociatat me arabët./albeu.com


Shtuar 30.12.2022 22:29