Ditë të nxehta vere, ja receta e bozës e cila do t’iu kënaq pa masë

Ja si të përgatisni bozën në kushtet e shtëpise:

Përbërësit : 500gr miell misër, 5 litra uje te ngrohte, 20gr tharm buke, 50gr sheqer.

1.Në një enë (tenxhere) matet mielli, i qitet uji i vakët dhe lihet të qëndrojë disa orë (më së miri është të përgatitet në mbrëmje).

2.Pas qëndrimit, tenxherja vihet në zjarr të mesëm dhe zihet rreth dy orë. Përzihet herë pas here, më së miri me garuzhdë.

3.Mielli i zier pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Ndërkohë përgatitet tharmi, përzihet me dy decilitra ujë të vakët dhe qitet në miellin e zier.

4.Përzihet mirë dhe lihet ashtu.

5.Në mëngjes, ditën e dytë, lëngu kullohet nëpër një pëlhurë të bardhë.

6.Bozës i shtohet sheqer sipas shijes, ftohet mirë dhe shërbehet me pak akull.

7.Boza e përgatitur kështu është më mirë të shpenzohet për dy-tri ditë, sepse pas kësaj kohe, mund të marrë shije shumë të thartë./albeu.com


Shtuar 19.05.2022 16:06