Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me video në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se dita e parë e vaksinimit masiv është mbyllur me 11,478 vaksinime të kryera, në të gjithë vendin.
Manastirliu tha se të gjithë qytetarët që janë në fashën e moshës së vaksinimit duhet të mbajnë kontakt me mjekun e familjes, ndërsa shtoi se po punohet me një plan kombëtar vaksinimi.
“Do të vijojmë të intensifikojmë vaksinimin me këtë kategori në ditët e ardhshme”, tha Manastirliu.