Kryeministri, Edi Rama, ka uruar 8 Marsin për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama uroi gratë sot duke kujtuar risinë për nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë.
“Mirëmëngjesi! Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi!”, shkruan Rama.
/albeu.com/