Dita e fundit e fushatës dhe arrestimi i Belerit, Meta shkon në zyrën e Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë është parë në ambientet e selisë blu, ku po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nuk dihet ende se çfarë po diskutojnë, ndërsa takimi i tyre vjen në ditën e fundit të fushatës elektorale, pra dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Temë diskutimi mes tyre mund të jetë dhe arrestimi i kandidatit të koalicionit të tyre “Bashkë Fitojmë, në Himarë, Fredi Beleri, i cili ndodhet nën akuzë për blerje votash./albeu.com


Shtuar 12.05.2023 13:29