Albeu.com ju sjell më poshtë zhvillimet e fundit nga pushtimi rus i Ukrainës, që sot ka shënuar ditën e 73-të.
-Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk thotë se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, bastioni i fundit i mbetur ukrainas në qytet.
-Katër raketa goditën qytetin port të Odesës pasdite, me vendndodhje rreth aeroportit të shënjestruar dhe pajisjet e radarëve të shkatërruar. Nuk raportohet për viktima
Raketat ruse të lëshuara nga ajri kanë goditur gjithashtu dy lokacione në Sumy, një qytet në Ukrainën veriore pranë kufirit rus; diku tjetër një raketë lundrimi në rajonin e Poltava thuhet se u rrëzua, ndërsa një tjetër goditi një strukturë infrastrukturore në Karlivka
-Një civile 28-vjeçare u vra kur bombardimet e forta goditën shtëpinë e saj në Korobochkyne, raporton administrata ushtarake rajonale e Kharkiv.
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se raketat e saj me precizion të lartë kishin shkatërruar aeroplanët ukrainas në në Artsyz, Odesa dhe Voznesensky./albeu.com