Nga Parid Turdiu
Bastisja e rezidences primare te Trumpit nuk mund te behej pa urdherin e drejtorit te FBI (analog me drejtorin e policise se shtetit ne Shqiperi) dhe pa miratimin e avokatit te pergjitheshem (minister i drejtesise, shefi i drejtorit te FBI).
Drejtori i FBI emerohet nga presidenti per 10 vjet. Ky drejtor, Christopher Wray, eshte emerim i Trump.
Avokati i pergjitheshem, Garland, ish- gjykates federal, ish- emerim i Obamës per gjykaten supreme, njihet si njeri shume i matur.
Perveç kesaj, per te bastisur nje shtepi, duhet urdheri i gjykates. FBI duhet te shkoje ne gjykate dhe te provoje qe bastisja eshte e nevojeshme.
Te gjithe te perfshiret e dijne mire se bastisja e shtepise se nje ish presidenti, aq me teper Trump, eshte nje ceshtje me ngarkese politike serioze, prandaj aresyeja duhet te jete shume e forte.
Dihet qe Trump kishte marre me vete 15 kuti me dokumenta sekrete te shtetit, qe nuk i perkasin. Shteti ia kerkonte, ai nuk i kthente. Po thuhet se kjo bastisje ka lidhje me keto dokumenta.
Nuk ishte sulm (raid) si tha Trump, por bastisje (search). Sherbimi Sekret (sigurimi i udheheqjes) qe ruan ndertesen u lajmerua disa ore perpara, per te hapur dyert e kasafortat, qe FBI te mos thyente gjë.
Shtepia e Bardhe deklaroi se presidenti, ndonese eshte shefi i te gjitheve, nuk ishte i njoftuar per kete bastisje, se ka kerkuar te mos e perzjejne ne procedurat e drejtesise.
Ne USA ka barazi para ligjit. Avokati i Pergjitheshem ka deklaruar se, nqs mblidhen prova bindese, Trump do shkoje ne gjygj per 6 janarin edhe nqs do jete kandidat per president.
Republikanet jane zemeruar. Disa prej tyre kane vendosur flamurin amerikan kokeposhte, ne rrjetet sociale.