Dimri i acartë ngrin Amerikën, shkon në 56 numri i viktimave, vetëm në New York 28 të vdekur (VIDEO)

Të paktën 28 persona kanë vdekur në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhi dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.

 

Deri të martën pritet të ketë deri në 23 cm të tjera borë në pjesë të shtetit, paralajmërojnë meteorologët.

Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë 56 persona.

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Gjatë fundjavës rreth 250,000 shtëpi dhe biznese përjetuan ndërprerje energjie, megjithëse u rivendos në mënyrë të qëndrueshme.

Shteti perëndimor amerikan i Montana ishte më i godituri nga i ftohti, me temperatura që ranë në -45 gradë./albeu.com

 

 


Shtuar 27.12.2022 07:33