Dibër/ Tentuan të kontrabandonin bagëti nga Maqedonia e Veriut, arrestohen babë e bir

Policia e Dibrës, ka arrestuar  Babë e bir, në pikën kufitare të Bllatës në tentativë për të futur në territorin shqiptar bagëti të trasha.

Në pranga kanë rënë M.C., 69-vjeç dhe A.C., 38-vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Bllatë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, babë e bir, pasi siguronin bagëti të trasha në Maqedoninë e Veriut, i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe më pas do i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.


Shtuar 22.12.2023 15:59