Dhuratë nga Greqia! Mbarrijnë në Maqedoninë e Veriut 20 mijë doza AstraZeneca

Një ditë pas Shqipërisë, edhe në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Vaksinat arritën në aeroportin  Shkupit në kohën kur Kryeministri Zoran Zaev u kthye nga Brukseli ku së bashku me Ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe bënë pranimin e të njëjetave.

“Sot nga miqtë tanë nga Greqia pranuam donacion prej 20 mijë doza të vaksinës Astra Zeneka. Kjo mbështetje nga qeveria greke dhe qytetrët grek ka një domethënie të madhe për ne, për ça edhe ju jemi falenderues. Solidariteti në mes vendeve miqësore gjatë pandemisë Covid tregon se sa e rëndësishme është për të gjithë ne të jemi të bashkuar në procesin e imunizimit sepse kjo është mënyra e vetme për të fituar një fitore kundër virusit Covid 19”, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 14:26