Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka deklaruar se në Veri të Shqipërisë, të mbjellat me prodhime bujqësore, janë zëvendësuar me kanabis.
Teksa ishte e ftuar në Syri TV, Çupi tha se në vitet e fundit kjo gjë është e shtuar dhe nga ana tjetër ‘syrit të ndërkombëtarve’ nuk ju shpëtojmë dot.
Sipas saj; Natyrisht mbjellja e hashashit apo mungesa e kontrollit nga shteti ka sjellë edhe nivelin e jashëzakonshëm të pastrimit të parave apo ndikimi i mafias”, theksoi ajo.
“Ka vite që ky fenomen është i konsoliduar tashmë me këtë qeverisje, ku mungesa e kontrollit të territorit sa i takon ndërtimeve apo qoftë edhe ky shqetësimi i madh i mblelljes së bimëve narkotike në të gjithë vendin.
Natyrisht mbjellja e hashashit apo mungesa e kontrollit nga shteti ka sjellë edhe nivelin e jashëzakonshëm të pastrimit të parave apo ndikimi i mafias.
Ne e pamë që nuk gjejmë dot sipërfaqe në veri (nëse nisemi tani me dron) nukka hapësira të mbjellura me fruta-parime, por me kanabis.
Vitet e fundit kjo gjë është e shtuar dhe nga ana tjetër ‘syrit të ndërkombëtarve’ nuk ju shpëtojmë dot.
Jo më larg se dje doli raporti i ‘Departamentit Amerikan të Shtetit ‘ku analizon ekonominë e 160 vendeve e natyrisht Shqipëria është e përmendur për nivelin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, papunësia në nivelin e fuqisë punëtore mungon.
Një nga argumentat në këtë raport ishte korrupsioni, pastrimi i parave nëpërmjet mbjelljes hashashit apo ndikimi i bandave dhe mafias.
Këto janë elementë që shkatërrojnë një vend demokratik natyrisht duke shkatërruar: ekonominë,shpresën e vendit dhe të rinjtë largohen nga vendi se këtu nuk ka konkurrencë të ndershme për tu punësuar, nuk ka ekonomi të ndershme e normale dhe natyrisht nuk ke asnjë politikë qeverisë sëlidhur më këto politika”, tha Dhurata Çupi.