Të tjera detaje kanë dale në dritë nga dhuna e kuzhinierit të njohur Indrit Çela. Ernest Luka, një prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin, ka pranuar autorësinë duke zbuluar edhe origjinën e konfliktit mes tyre.
Sipas Lukës, shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i pesë muajve më parë mes dy vëllezërve dhe kunatit të kuzhinierit, me të cilin janë përplasur fizikisht për shkak të një parakalimi makinash.
“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.
Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjeçari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e Donald Lukës që vazhdon të jetë në kërkim policor.