Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar në Gjirokastër pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër.
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 52 vjeçari.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses së tij, shtetases M. Ll., si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./albeu.com