Dhunohet seksualisht një vajzë në Kosovë, vëllai i saj thotë se është me probleme psikike

Një vajzë dyshohet se është dhunuar seksualisht mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në Ferizaj.

Rastin në polici e ka denoncuar vëllai i saj, i cili u ka thënë hetuesve policorë se motra e tij është me probleme psikike.

Vajza, e cila ishte viktimë e këtij akti, është dërguar në strehimore dhe më pas do të dërgohet në kontrolle mjekësore.

Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së tij.


Shtuar 12.09.2021 09:37