Dhunë verbale dhe bullizëm në BBV, pas kërcënimit të Amosit ndaj Luizit AMA “i tërheq veshin” Top Channel-it

Autoriteti i Medieve Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen Top Channel për dhunën verbale dhe zhvillimet e paprecedenta në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Burime për Vip-magazine bëjnë me dije se reagimi nga AMA ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Amosi bëri deklarata të forta ndaj Luizit. Teksa bisedonte me banorët e tjerë Amosi tha se nëse do ishte jashtë shtëpisë do e çonte Luizin në mal dhe do ta zhvishte lakuriq.

Por nuk mbaron me kaq Amos Zaharias ka kërcënuar sërish Luizin dhe kësaj radhe drejtpërsëdrejti gjatë një bisede me të.

Amos: Mo Luiz, po do dalësh pas 3 muajsh nga kjo shtëpi.

Luizi: Edhe? Çfarë ndodh?

Amos: Si dihet.

Ronaldo: Çfarë ka ngelur për t’i bërë mo?

Amos: Ka njerëz që e zgjasin lojën përtej mureve të kësaj shtëpie.

Luizi: Asgjë s’më bën mua.

Amos: Do bëhet problematike.

Luzi: Shumë

Banorët i janë kundërvënë Luizit pas gënjeshtrës që ai tha atyre për shëndetin, në fillim të gjthë besuan se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme, por rezultatet e analizave që ai bëri përgjigjet e të cilave dolën për 20 minuta treguan se këngëtari gëzon shëndet të mirë./Albeu.com


Shtuar 16.01.2023 22:47

Tags: ,