Analisti Mentor Nazarko është shprehur në studion e ‘ABC Live’ se e ka më të lehtë të besojë se sulmi ndaj Berishës në protestën 4 opozitës është një inskenim i shërbimeve sekrete që janë armiqësore ndaj Shqipërisë edhe nga mënyra sesi po zhvillohej samiti me liderët e BE-së dhe rëndësia madhështore e tij, saqë duket logjike që të ketë një ndërhyrje nga këto shërbime.
Sipas Nazarkos, Rama nuk ishte i interesuar që të krijonte një incident për opozitën apo Berishën në veçanti, ndërsa shtoi se ky akt ishte më shumë në interesin e një shërbimi sekret i një vendi armiqësor me Shqipërinë.
‘Më kujton një incident të ngjashëm në fillim të vitit 1991 i ndodhur në të njëjtin vend. Ku protestuesit e PD mësuan një legjendë që Ramiz Alia, i cili shihej pozitivisht në atë kohë, ishte arrestuar nga Nexhmija Hoxha. Neritan Ceka i qetësoi demonstruesit. Ajo pjesë e bulevardit në një moment tjetër të historisë është vendi ku u ndalua një skenar i tillë’, tha Nazarko.