Dhunoi fizikisht gjyshen e tij, arrestohet 30 vjeçari në Klos

Një 31-vjeçar është arrestuar në Mat ditën e sotme, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshes së tij. Mësohet se në pranga për ushtrim dhune ka rënë Dylejman Dani, 30 vjeç, i cili banonte në Mat.

Njoftimi i policisë: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 30 vjeç, banues në Klos, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshes së tij. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.07.2021 16:37

Tags: , ,