Detaje të reja tronditëse kanë dalë në lidhje me sulmin e përgjakshëm me kallashnikov ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja I objektit, Pal Kola.
60-vjeçari baba i tre fëmijëve, u qëllua me plumb në shpatull.
Burime bëjnë me dije se pasi u qëllua, Kola i lënduar kërkoi të shkonte të miqtë e tij, rojet e tjera të sigurisë, që ishin në një kabinë pak më tutje për të kërjuar ndihmë.
Por për fat të keq pasi eci 8-9 metra roja u rrëzua dhe dha shpirt.
I ndjeri punonte si roje sigurie në Top Channel. Kola ka qenë në kabinën e tij duke u ngohur në momentin kur ka ndodhur sulmi me breshëri kallashnikovi.
Nga 27 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje, njëri ka kapur rojën, i cili gjatë transportimit në spitalin e Traumës, ka humbur jetën.
Pal Kola la pas tre fëmijë. Për 24 ditë ai do të mbushte 61 vjeç. Kola ishte baba i dy vajzave dhe një djali, ky i fundit punon në Itali.
Ndërkohë, njëra nga vajzat është e divorcuar dhe ka një djalë dhe tashmë jeton te familja e vet.
Kola njihej si njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte, teksa ishte me origjinë nga Puka dhe prej 25 vjetësh jetonte në Sharrë.
60-vjeçari banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Për të shkuar në punë ai duhej të bënte çdo ditë kilometra në këmbë, pasi shtëpinë e kishte larg nga rruga kryesore. Madje edhe ditët e festave i shpenzonte në punë.
Disa orë më vonë është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të aktit. Brenda saj janë gjetur dy armë automatike.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka thënë në Facebook se “Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.
Sulmi ndaj ndërtesës së Top Channel-it, është dënuar edhe nga presidenti i shtetit, Bajram Begaj, kryeministri, Edi Rama, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, krerët e partive opozitare, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Meta./albeu.com/