Edhe këtë të enjte në Tiranë vijoi protesta e aktivistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 24-t të saj.
Gjatë grumbullimit, një nga protestuesit njoftoi të pranishmit se më 4 korrik shqiptarët nga diaspora pritet të rikthehen në shesh për t’iu bashkuar protestës.
Të lidhura
None found
Ai tha se ardhja e tyre synon të japë mbështetje për përmbushjen e kërkesave që protestuesit kanë paraqitur.
“Kam një njoftim pasi qëndrestarët dolën me disa pika politike kundër autokratit. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më 4 korrik e gjithë diaspora do të vijë këtu në mbështetje tuaj që ato pika të realizohen. Më 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu. Ju faleminderit”, deklaroi protestuesi.
Kujtojmë se të shtunën, më 20 qershor, pjesëtarë të diasporës shqiptare morën pjesë në protestë, ndërsa 4 korriku u bë i ditur sot si data e radhës për ardhjen e tyre në Tiranë.
