Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është takuar sot me ish-kandidatët e kësaj force politike për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa i ka falënderuar për përkushtimin dhe energjinë e treguar gjatë gjithë fushatës.
Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar gjerësisht për procesin zgjedhor, si edhe për rezultatin që ka arritur Aleanca.
Të lidhura
None found
Gjini ka bërë të ditur se në qendër të bisedës kanë qenë gjithashtu hapat e ardhshëm për organizimin e strukturave dhe forcimin e mëtejshëm të Aleancës.
Sipas tij, Aleanca hyri në garë me një listë cilësore kandidatësh dhe me një program që, siç tha ai, u vlerësua nga qytetarët, duke sjellë rritje të votës së përgjithshme.
“Ky besim i qytetarëve është një përgjegjësi dhe një shtytje e fuqishme për të ecur përpara, me më shumë punë dhe përkushtim në shërbim të vendit”, ka shkruar Gjini në Facebook.
