DETAJET/ U abuzua nga kushëriri i babait, flet e ema e 16-vjeçares: Atë hall e dimë ne!

Një tjetër ngjarje tronditëse është zbuluar në Shqipëri, kësaj here e ndodhur në Gjirokastër. Një 53-vjeçar ka abuzuar seksualisht prej vitesh me një 16-vjeçare, e cila tashmë gjendet në spital për kurim.

Në pranga është vënë shtetasi Kabuli Hunda, 53-vjeç i cili kishte lidhje gjaku me minorenen dhe kishte hyrje dalje me familjen. Konkretisht Hunda e kishte djalin e motrës, babain e vajzës.

Mësohet se abuzuesi tashmë i vënë në pranga kishte jetuar në Greqi, ishte i ve dhe baba i një vajze të mitur. Vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe është derguar me urgjencë në spital me hemoragji të rëndë.

Mjekët kanë menduar menjëherë se vajza mund të ishte prekur nga leucemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo që është më tronditëse është deklarata e nënës së saj duke deklaruar se ishin në dijeni dhe se kjo çështje do mbesë në heshtje. “Asgjë do rrimë në heshtje, vajza është shumë mirë, atë hall e dimë ne”–  është shprehur ajo për mediat.

DEKLARATA E PLOTË:

Vajza më ka thënë se që kur ishte 12 vjeçe dhe deri më sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare.

Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij. Ai është xhaxhai i burrit. I ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di si e ka gënjyer vajzën për herë të parë, se ajo ka qenë e vogël. Më tha vajza dje. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. As që më shkonte mendja, unë mendoja se ai na përkrahte.

Tani vajza shyqyr Zotit është mirë, mund të më kishte vdekur nga të qarat, e katërta ditë sot që qan. Kunati bëri denoncimin në polici. Nuk e dua më jetën. Kam dhe tre fëmijë të tjerë, nuk u kemi thënë. Burri është shumë keq, kemi frikë, nuk duam të merret vesh, do ishte keq për vajzën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. /albeu.com/


Shtuar 4.11.2021 10:55