Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 38-vjeçarit Alban Semaku, i cili u gjet i pajetë në lumin Shkumbin.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima është qëlluar 4 herë, 3 herë në trup dhe një herë në kokë, me një pistoletë të kalibrit 9 mm.
Ndërkohë drejtuesi i Prokurorisë Keshnik Ajazi dhe një grup prokurorësh janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të ndërtuar dinamikën e krimit dhe zbardhur deri në detaj ngjarjen e rëndë.
Kujtojmë se Alban Semaku ishte anetar i bandes se Lushnjes dhe deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali./albeu.com