DETAJET/ Si ndodhi plagosja e dy të rinjve në Tiranë

Mbrëmë, rreth orës 00:01, janë plagosur me armë zjarri dy të rinj në Tiranë, te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”.

Të plagosur kanë mbetur Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.

Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë, duke u kthyer nga kalçetoja si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Konflikti më pas ka agravuar, dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri.

Mësohet se dy të plagosurit nuk kanë precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 08:15