Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e Bankës së nivelit të dytë në Kurbin.
Policia ka nisur kërkimet me helikopter, për kapjen e autorëve të grabitjes.
Sipas burimeve, autorët pas grabitjes së Bankës, janë larguar drejt Hanit të Hotit me një makinë “Golf 3” që më pas i kanë vënë flakën.
Pasi kanë djegur golfin autoret e grabitjes së bankës në Koplik kanë ndaluar një “Benz” kanë zbritur tre persona që ishin në “Benz” dhe u kanë grabitur edhe makinën. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kanë nisur kërkimet edhe me ndihmën e një helikopteri për të rënë në gjurmët e autorëve.
Ndërkohë policia ka nisur marrjen në pyetje të 3 personave që grabitësit u morën makinën në rrugë./albeu.com/