DETAJET/ Plagosja në Fushë-Krujë, autorët e qëlluan biznesmenin brenda fasonerisë

Janë zbardhur detaje të reja për plagosjen e Arben Dedës, ngjarje e cila ndodhi ditën e sotme në qytetin e Fushë-Krujës.

Mësohet se autori e ka qëlluar 61 vjeçarin brenda biznesit të tij , konkretisht një fasoneri në Fushë-Krujë.

61 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e traumës ku dhe po trajtohet, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të heruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 1.05.2021 21:20