DETAJET/ Pamjet nga dyqani që ju vendos tritol, pronari ishte efektiv i Shqiponjave: Ishte shpërthim i fuqishëm, por unë s’kam konflikte (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli shpërtheu në derën e jashtme të një biznesi në Durrës.

Shpërthimi ndodhi në zonën e quajtur Katund i të Ri, në dyqanin në pronësi të shtetasit Hysen Gashi.

Gashi është efektiv i forcave Shqiponja dhe dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e konflikteve në punë.

“Nuk kam pas kërcënime e as konflikte me persona të tjerë. Nuk e them dot se cili është motivi i këtij sulmi. Shpërthimi qe i fuqishëm, shkaktoi panik në familje dhe tek fqinjët. Dolëm menjëherë përjashta për të parë se çfarë ndodhi. Konstatuam se lënda plasëse ishte vendosur në derën e dyqanit”, është shprehur Gashi.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është  dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com/