Massimiliano Allegri do jetë trajneri i ri i Juventus.
Tekniku do rikthehet kështu pas dy vitesh në stolin e bardhezinjve, ndërsa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare. Me një pagë prej 9 milion eurosh në sezon, Allegri do jetë me Zonjën deri në vitin 2025.
Allegri ishte në bisedime me Realin e Madridit dhe Inter, teksa ndërhyrja e drejtuesve bardhezinj ka bërë që ai të rikthehet në Torino.
Kujtojmë se Allegri e drejtoi Juven nga 2014-2019 ku fitoi shumë trofe, teksa ishte në finalen e Champions League dy herë, duke dalë duarbosh.