Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lezhë ku një 21-vjecar, Aldi Rama qëlloi me armë zjarri mbi nënkomisarin e Lezhës, Saimir Hoxha.
Burimet bëjnë me dije se i riu është dërguar tashmë me urgjencë drejt Tiranës për shkak se gjendja e tij është kritike. I riu është intubuar në spitalin e Lezhës dhe është nisur drejt Traumës në Tiranë.
Mësohet se autori i krimit të rëndë, ka dëmtime të kokë, duke zbuluar se ka tentuar të vrasë veten duke u qëlluar me armë në kokë.
Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.
Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.
KUSH ËSHTË ALDI RAMI:
Aldi Rama i cili po kërkohet nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012.
Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për të parë i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin.
Ai u akuzuar për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. Ai gjithashtu u kallëzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike, por që më pas kjo çështje u pushua nga gjykata. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /albeu.com/