DETAJET/ Kush e plagosi 22 vjeçarin Redi Balla te Komuna e Parisit?

Sulmi me armë ditën e djeshme ndaj 22 vjeçarit Redi Balla, ende nuk është zbardhur plotësht, pasi autori është ende i paidentifikuar. Por Policia duket se po bie në gjurmët e tij.

Efektivët e Policisë kanë sekuestruar pamje të shumta të kamerave të sigurisë dhe deri më tani dyshohet se autori i sulmit është një i ri i moshës 25-30 vjeç.

Shkak për ngjarjen e ndodhur dyshohet të jetë një konflikt i disa ditëve më parë, por vetë 22 vjeçari i plagosur nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë.

Përpara hetuesve ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur në pak sekonda dhe se ai nuk e ka njohur autorin. Për këtë shkak dëshmia e tij është marrë me rezerva nga hetuesit. Ndërkohë nga këqyrjet e deritanishme, grupi i hetimit ka dyshime se nuk ka qenë qëllimi për ta ekzekutuar të riun por për ta trembur duke i dhënë ndonjë mesazh apo paralajmërim./albeu.com