DETAJET/ Jetonte i vetëm, si u gjet i vdekur 55-vjeçari në Lezhë 2 ditë pasi u nda nga jeta

Trupi i një 55-vjeçari është gjetur pa jetë në shtëpinë e tij në Lezhë. Burimet bëjnë me dije se trupi I tij është gjetur në banjo dhe dyshohet se kishte humbur jetën prej dy ditësh.

Kanë qënë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë ndjerë një aromë të keqe ndërkohë viktimën nuk e kishin parë prej dy ditësh.

Gjithashtu mësohet se fqinjët kanë para rrjedhjen e një cezme nga shtëpia e të ndjerit që kanë bërë që dyshimet të shtohen e të lajmërojnë policinë.

Viktima  është shtetasi Kujtim Metushi, i cili ishte i divorcuar dhe jetonte I vetëm në shtëpinë e tij.

Mbrëmjen e sotme, zjarrfikëset kanë hyrë në shtëpinë e viktimës së bashku me komshinjtë dhe kanë zbuluar trupin e pajetë të Kujtim Metushit, rreth 55 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 8.07.2021 22:08