DETAJET/ I spiunuan banorët, si ra në pranga efektivi i RENEA-s me 4 shokët trafikantë droge

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni anti-drogë në Tiranë ku janë venë në pranga 5 trafikatë, njëri prej tyre efektiv I RENEA.

Operacioni ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Parku i autobuzëve në Tiranë.

Mësohet se efektivët kanë pasur informacione nga banorë të zonës, se rrotull tyre jetojnë shpërndarës droge.

“Këtu jetojnë shpërndarës droge”, mësohet se ka qenë fjalia që ka ngritur SHÇBA-në për të shkuar e për të ushtruar kontrolle në disa banesa të kësaj zone të kryeqytetit.

Aty janë kapur katër trafikantë dhe një efektiv i forcave RENEA, Rael Luli, roli i të cilit nuk dihet ende në këtë mes. /albeu.com/

 


Shtuar 20.08.2021 22:13