Ditën e sotme një aksion në Ministrinë e Brendshme çoi në pranga 8 zyrtarë dhe 1 është lënë në “Arrest Shtëpie” pas një hetimi të gjatë mbi tenderin e uniformave të policisë.
Në pranga është vënë edhe drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e shkarkuar nga kjo detyrë vetëm 8 ditë më parë nga ministri aktual, Bledi Çuçi.
Naqellari është akuzuar bashkë me ish-ministrin Sandër Lleshaj për këtë tender, duke e konsideruar të njëasnshëm dhe korruptiv, dhe që i ka kushtuar shtetit 2.8 miliardë lekë.
Burimet bëjnë me dije se Naqellari është motra e kryetares së Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari.
Edlira Naqellari, mbante detyrën e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme dhe ka rreth 8 ditë që është shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi.
Të arrestuar janë:
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, e shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi 8 ditë më parë.
Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqëndruara
Fatmir Demneri, anëtar i KVO
Mariglen Buzali, anëtar i KVO
Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.
Ani Omuri, anëtar i KVO.
Anisa Bogdani, anëtar i KVO.
Gëzim Mingaj, anëtar i KVO. /albeu.com/